Mefi, opozitës: Veç vonim, shpëtim nuk keni!

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, i ka reaguar opozitës në lidhje kërkesën për dërgimin e Gjykatës Kushtetuese ligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë.
Bajqinovci, përmes një postimi në facebok është shprehur se opozita po ka frikë se do t’ju konfiskohet pasuria e pajustifikueshme, por sipas tij kjo është vetëm një vonesë sepse shpëtim nuk ka.
“Hajnat e ligës së parë dhe të dytë, sërish në aksion!
Prapë po e dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese ligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë, duke shpresuar ta bllokojnë drejtësinë. Kanë frikë se do t’ju konfiskohet pasuria e pajustifikueshme, por kjo është vetëm një vonesë – shpëtim nuk kanë!”, ka shkruar Bajqinovci./Indeksonline/