75 Mall Live Search
13:35 / E Hënë, 28 Dhjetor 2020 / OSH

Mefi s’flet në Kuvend, por godet me një status: Erdhi fundi 20 vjeçar i juaj

Mefail Bajqinovci vazhdon të jetë zë i fuqishëm kritikues ndaj pushtetit aktual. Deputeti i Vetëvendosjes sot s’ka folur në Kuvend, por që ka “goditur” me një status në Facebook.

“I erdhi fundi Qeverisë ilegale, skandaloze, korruptive dhe tmerrësisht të keqe. Ky është fundi juaj 20-vjeçar i keqpërdorimeve dhe keqmenaxhimit institucional”, shkruan Bajqinovci në Facebook.

Ai kishte disa debate të ashpra në muajt e fundit me zyrtarë të lartë nga Qeveria e Hotit./Indeksonline/