75 Mall Live Search
18:02 / E Premte, 05 Qershor 2026 / F.R

Mefi takon “Plisat”: Krenari të jesh pranë djemve që i japin zemër Prishtinës

Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka zhvilluar një takim me tifogrupin e njohur të FC Prishtina, “Plisat”, duke vlerësuar kontributin e tyre në sport dhe në krijimin e atmosferës në kryeqytet.

Përmes një postimi në facebook, Bajqinovci bëri të ditur se kishte kënaqësinë të takohej me kryetarin dhe udhëheqësit e tifogrupit, të cilët i falënderoi për përkushtimin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj sportit.

“Kisha kënaqësinë t’i takoj Plisat, së bashku me kryetarin dhe udhëheqësit e tyre. I falënderoj për përkushtimin, energjinë dhe mbështetjen e vazhdueshme që i japin sportit dhe atmosferës në kryeqytet. Plisat kanë qenë gjithmonë simbol i tifozërisë, organizimit dhe dashurisë për klubin dhe qytetin.Gjithmonë krenari të takohesh me djemtë që i japin zemër e atmosferë klubit Prishtina”, ka shkruar Bajqinovci./IndeksOnline/