75 Mall Live Search
21:20 / E Diele, 12 Qershor 2022 / AR

Mefi uron ditëlindjen e VV-së, ka diçka për të thënë për Kurtin

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka uruar 17 vjetorin e themelimit të kësaj partie.

Ai thotë se këto 17 vite ishin qëndresë e aktivizëm, punë e mund.

Tutje, ai shton se kryetari Albin Kurti është simbol i cilësive të politikanit aktivist, që në çdo formë e mënyrë e jep maksimumin për interesin e përgjithshëm dhe të mirën publike.

Postimi i plotë:

17 vite qëndresë e aktivizëm, punë e mund, gjithmonë pa fund angazhim.

Albini është simbol i cilësive të politikanit aktivist, që në çdo formë e mënyrë e jep maksimumin për interesin e përgjithshëm dhe të mirën publike.

Urime për të gjithë aktivistët, anëtarët e përkrahësit ditëlindja e 17-të e Lëvizjes, e cila nuk ndalet dhe tërë kohën rritet!/Indeksonline/