13:49 / E Martë, 10 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Megan Fox, bën paraqitje të rrallë publike me bashkëshortin

Megan Fox dhe Brian Austin Green së fundi janë paraqitur në eventin “Global Green” në fushatën për Amazonën.

Ky event u mbajt të hënën në Avalon Hollywood në Los Angjelos, ku çifti bën një paraqitje të rrallë për media, transmeton Indeksonline.

Fox-i u paraqit me një fustan të kuqërremtë saten, i gjatë, i kombinuar me material të bardhë me dantella poshtë.

Ajo kombinoi veshjen me një çantë të vogël dore dhe unaza në gishta, ndërsa la të lirë pjesën e gjoksit, i cili binte në sy në këtë dukje elegante.

Ylli i “Jennifer’s Body”’  mbërriti përkrah Greenit, i cili u shfaq në një kostum të zi elegant të kombinuar me këmishë të bardhë.

Megani dhe Austini janë të martuar që nga viti 2010 dhe janë prindër të tre fëmijëve./Indeksonline/