75 Mall Live Search
10:21 / E Hënë, 13 Shkurt 2023 / AR

Megan Fox bën veprimin e papritur pas ndarjes nga Kelly

Megan Fox ka mbyllur llogarinë e saj në Instagram vetëm disa orë pasi u përfol që ajo dhe Machine Gun Kelly i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Para se të ç’aktivizonte llogarinë natën e mbrëmshme ajo ka fshirë të gjitha fotografitë e fejesës dhe bëri një postim duke lenë të nënkuptohet se mes tyre dikush ishte i “pandershëm” dhe tradhtar, transmeton Indeksonline.

Ajo citoi tekste nga kënga e Beyonce që besohet se i referohet tradhtisë.

“Mund ta shijoni pandershmërinë. Është e gjitha mbi ju”.

Gjithashtu hoqi nga ‘following” të gjithë ata që i kishte ndjekur më parë përfshirë Kelly, në përjashtim të tre personave Eminem, Timothée Chalamet dhe Harry Styles .

Kelly, emri i vërtetë Colson Baker dhe Fox u takuan në fillim të vitit 2020 në xhirimet e filmit thriller Midnight in the Switchgrass.

Dyshja u panë së bashku për herë të fundit publikisht në festën e Drake ‘s Super Bowl të premten në Scottsdale, Arizona./Indeksonline/

<p>Fox ka ndezur spekulime se ajo është ndarë nga MGK </p>