75 Mall Live Search
20:43 / E Premte, 22 Mars 2024 / FR

Megan Fox i tregon të gjitha ndërhyrjet estetike të saj

Aktorja e njohur, Megan Fox ka komentuar rreth ndryshimeve në pamjen e jashtme dhe ka renditur të gjitha ndërhyrjet që ka kryer ndër vite. Megjithatë, ka një operacion që ajo nuk e tregon se ku e ka bërë.

Megan tha se ka kryer “shumë pak” ndërhyrje në gjinj midis filmave të parë dhe të dytë të “Transformers”. “I bëra prapë kur nuk ushqeja më fëmijët me gji”, tha aktorja e cila ka tre djem me ish-bashkëshortin Brian Austin Green, dhe shtoi se për shkak të një problemi, u desh që t’i rregullonte sërish implantet.

Fox qartësoi edhe thashethemet për ndërhyrje të shumta në hundë dhe zbuloi arsyen e vërtetë pse hunda e saj duket kështu. “E bëra hundën në të 20-at e mija”, tha Megan që është akuzuar se ka kryer 6-8 rinoplasti. Aktorja pranoi se ka aplikuar Botox dhe injeksione, por hunda e saj duket kështu për shkak të konturimit të theksuar me grim.

Ylli i kinemasë zbuloi edhe ndërhyrjet që nuk ka kryer. “S’kam bërë tërheqje të fytyrës”. Gjithashtu ajo tha se nuk ka bërë as fije sepse “kishte frikë se do të ndikonin” nëse në të ardhmen do të vendosë për të bërë tërheqjen e fytyrës. Fox u shpreh se nuk ka bërë as  ngritje të vetullës apo heqje të dhjamit të fytyrës.

Sa i përket ndërhyrjeve të tjera në trup, 37-vjeçarja tha: “Nuk kam bërë heqje të dhjamit apo konturim trupi”.