09:00 / E Enjte, 22 Korrik 2021 / AR

Megan Fox ka hequr dorë nga alkooli pas intervistës së çuditshme në Golden Globes 2009

Megan Fox kuptoi që flet më shumë seç duhet kur është nën efektin e alkoolit, ndaj pas komenteve të çuditshme në Golden Globes 2009, nuk pi më.

Në një intervistë të fundit me Who What Wear, Fox përmendi edhe tapetin e kuq të Golden Globes dhe deklaratat e saj të diskutueshme të asaj nate.

Megan Fox ka hequr dorë nga alkooli pas intervistës së

“Unë isha ulur në një tavolinë me Blake Lively dhe tre vëllezërit Jonas. Në Golden Globes ata gjithmonë vendosnin shishe gjigante të shampanjës Moët në tryezë – unë piva shumë gota atë natë. Tani nuk pi dhe kjo është arsyeja pse, unë isha agresive dhe thashë broçkulla që nuk do t’i kisha thënë kurrë në tapetin e kuq në atë mënyrë. Unë mendoj se kam pasur shumë telashe për çdo gjë që kam thënë. Nuk e mbaj mend pse, por di që kam pasur.”

Megan Fox ka hequr dorë nga alkooli pas intervistës së

Në një video të marrë nga TMZ, Megan i referohet intervistës me ish-moderatoren e E!, Guliana Rancic. Pasi Rancic e quan Megan “të bukur”, ajo përgjigjet duke thënë, “Jam e sigurt që jam sozi e Alan Alda. Jam trans. Jam një burrë. Jo, jam e tmerruar nga pasiguria dhe jam gati për të vjellë tani. Jam kaq e tmerruar që jam këtu dhe jam në siklet dhe e frikësuar.”

Megan Fox ka hequr dorë nga alkooli pas intervistës së

Fox gjithashtu tha se “donte gjoksin e Salma Hayek” dhe shtoi se i dashuri i atëhershëm (ish-burri) Brian Austin Green nuk donte ta shoqëronte sepse “ai është burrë, ka ego”. “Nuk besoj se po e sheh eventin. Mendoj që po merret me muzikë. Atij nuk i intereson,” tha Megan.

Përpos kësaj, e pyetur për belin e hollë, ajo bëri shaka duke thënë se nuk ka ngrënë shumë për një muaj, pastaj theksoi se bën pilates intensive.

Shumë e qartë pse nuk pi më alkool!