17:07 / E Enjte, 08 Korrik 2021 / AR

Megan Fox ka një koment për të dashurën e ish-burrit dhe të gjithë e morën ironi

Megan Fox ka vazhduar jetën e saj pas ndarjes nga Brian Austin Green  dhe po ashtu edhe ai. Aktori ka nisur një lidhje me kërcimtaren Sharna Burgess dhe duket shumë i lumtur aq sa ia ka shprehur dashurinë në rrjete sociale.

“Kishte kaluar një kohë e gjatë derisa gjeta dikë me të cilën mund të ndaj jetën”-shkroi Austin krah postimit ku mori vëmendje komenti i ish-bashkëshortes, Megan Fox.

“Mirënjohëse për Sharnën”-shkroi Megan dhe shumë prej ndjekëve e morën ironi këtë koment. Por edhe veprimi i aktores i nxiti më shumë thashethemet kur ajo e fshiu komentin.

Megjithatë Brian i hodhi poshtë këto dhe me një postim në Instastory u shpreh se aid he Megan vazhdojnë të kenë një marrëdhënie të mirë bashkë.

“Për njerëzit që duan sqarim. Megan dhe unë shkojmë shumë mirë. Askush nga ne nuk po hedh thumba. Të dy punojmë shumë për të mirën e fëmijëve tanë. Shëndet dhe shpërndani mirësi e dashuri”-shkruan Austin.