17:00 / E Mërkurë, 17 Gusht 2022 / AR

Megan Fox u nda nga i dashuri? Zbulohet raporti mes çiftit të famshëm

Ne mediat ndërkombëtare thuhej se Megan Fox dhe MGK janë ndarë. Por, e vërteta qenka më ndryshe.

Sipas burimeve të TMZ, Machine Gun Kelly dhe Megan Fox nuk kanë hequr dorë nga njëri-tjetri, përkundrazi ata po e shijojnë dashurinë si asnjëherë më parë, transmeton Indeksonline.

mgk megan dhelpra

Burime pranë çiftit thonë se dyshja po vazhdojnë lidhjen siç është më së miri, të dy punojnë dhe kanë fëmijë, por që kanë një mirëkuptim mes veti.

Postimi i fundit nga Megan ishte në maj ku fansave iu dha arsye se mes tyre mund të kishte ndodhur diçka.

Të gjitha këto mbetën veç thashetheme, ku të dy “zogjtë e dashuruar” po shkëlqejnë bashkë./Indeksonline/

mgk megan dhelpra