13:45 / E Enjte, 24 Shtator 2020 / indeksADMonline

Megan Markle i dërgon video prekëse personit që për 36 vite vuajti dënimin për dhunimin që nuk e kishte kryer

Dukesha Meghan Markle, ka bërë një paraqitje të papritur në finalen e sezoni të “America’s Got Talent”, për t’i dërguar një mesazh me video këngëtarit Archie Williams, i cili u burgos gabimisht për 36 vite me radhë deri në lirimin e tij vitin e kaluar, transmeton IndeksOnline.

Ndërsa Williams përfundoi në gjysmën e poshtme të Top 10, historia e tij preku zemrën e dukeshës së Sussex, e cila u shfaq në një video surprizë nga shtëpia e saj, shkruan Daily Mail.

Duke folur me këngëtarin, ajo tha: ‘Përshëndetje Archie! Thjesht doja t’ju njoftoja se ne jemi emocionuar nga historia juaj dhe ju kemi mbështetur çdo javë ‘.

Ëilliams, 59, u dënua gabimisht për përdhunimin e një gruaje 31-vjeçare në vitin 1982 në bazë të një përzgjedhje jo të besueshme nga një përbërje fotografike dhe kaloi dekada në burg derisa një bazë e të dhënave të gjurmëve të gishtave të FBI vërtetoi pafajësinë e tij në vitin 2019./IndeksOnline/