75 Mall Live Search
23:33 / E Shtunë, 19 Korrik 2025 / MSH

Megan Thee Stallion konfirmon lidhjen me basketbollistin e njohur

Reperja e famshme, Megan Thee Stallion, më në fund na ka prezantuar me të dashurin e saj.

Në fakt, partneri në krahët e Megan është basketbollisti i njohur që luan për Dallas Mavericks, Klay Thompson, shkruan IndeksOnline.

Ka kohë që në rrjete sociale qarkullojnë zëra për lidhjen e tyre, dhe tashmë i kishte ardhur koha të dilnin publikisht.

Ashtu edhe bënë! Dorë për dore, ata morën pjesë në një event në SHBA, duke zyrtarizuar lidhjen e tyre.