12:01 / E Enjte, 14 Shtator 2023 / mp

Megaoperacioni anti-drogë në Shqipëri, Edi Rama jep detaje: 233 të arrestuar, u shkatërruan 23 grupe kriminale

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ,ka njoftuar përmes një statusi në “Facebook” se nga mbrëm Policia Shqiptare ka zhvilluar një superakcion , ku janë prangosur 233 shitës droge.

Postimi i plotë

“SUPEROPERACIONI i POLICISË SË SHTETIT u ka hedhur prangat gjatë gjithë natës së mbrëmshme dhe deri në orët e para të mëngjesit 233 shpërndarësve të drogës, të cilët kishin në shënjestër të veprimtarisë së tyre kriminale nxënësit e shkollave.

Pas një hetimi të imtësishëm e mbledhjeje të provave në të gjitha qarqet e vendit janë shkatërruar 23 rrjete kriminale dhe është neutralizuar një burim i rrezikshëm dëmi për shëndetin e më të rinjve, ndërkohë që kjo është një tjetër provë e ngritjes së luftës kundër krimit të organizuar në një nivel të ri.

Një duartrokitje e fortë për Policinë e Shtetit, e cila dita-ditës po rrit forcën goditëse ndaj keqbërësve të çdo lloji dhe po afirmon fuqinë e saj si garante e rendit, sigurisë e qetësisë publike në çdo komunitet”, ka shkruar Rama.