75 Mall Live Search
15:03 / E Enjte, 16 Janar 2025 / AR

Meghan dhe Harry i japin një tjetër goditje familjes mbretërore

Vendimi i Dukeshës së Sussex Meghan Markle, për të shtyrë transmetimin e serialit të saj për shkak të zjarreve në LA, është vlerësuar nga fansat e saj.

“People”, raportoi se Meghan nuk mendoi dy herë për shtyrjen e serialit deri në mars, transmeton Indeksonline.

“Unë nuk mendoj se ajo do të bënte një spektakël ku shumë njerëz nuk kanë shtëpi”, tha një burim i brendshëm.

Vendimi i saj ka çuar edhe komente të këqija nga ata që lidhen me familjen mbretërore

Një mik I familjes mbretërore vuri në dukje këtë javë se Duka dhe Dukesha e Sussex lejuan që intervista e tyre “bombë” me Oprah Winfrey të transmetohej në vitin 2021 edhe pse Princi Philip ishte I sëmurë rëndë në spital. Gjyshi i Princit Harry vdiq katër javë më vonë.

Meghan me sa duket nuk e ka menduar dy herë për të vazhduar intervistën e Oprah, apo ajo? komentoi burimi mbretëror./Indeksonline/