75 Mall Live Search
09:40 / E Enjte, 24 Mars 2022 / AR

Meghan e Harry marrin “mësysh”, çka po i ndodh çiftit të famshëm?

Princi Harry është shkëputur nga familja dhe miqtë e tij, gjë që thuhet se është një shenjë që tregon se nuk është në rregull diçka me martesën e tij me Meghan Markle.

Këtë e vuri në pah biografi mbretëror, Duncan Larco, duke supozuar që dyshja kanë probleme në marrëdhënien si çift, transmeton Indeksonline.

The Photographer Behind That Iconic Photo of Prince Harry and Meghan Markle  Explains How He Got the Shot | Vogue

37 vjeçari shkoi në Super Bowl me kushërirën e tij Princeshën Eugenie, në vend që të merrte gruan e tij.

Meghan e cila është lindur në SHBA, do të kishte qenë shoqëruesja perfekte për Princin sepse do të dinte më shumë sesi të sillej në atë situatë.

Së dyti, ai mori pjesë në një kampionat Rodeo në Teksas, gjë e cila mund të shqetësojë Dukeshën sepse ajo kishte qenë aktiviste për të drejtat e kafshëve.

Larcomve pretendoi se këto mund të tregojnë probleme martesë midis çiftit të famshëm.

Meghan und Harry in Hollywood: Allein ihr Schmuck kostete 320 000 Euro -  Leute - Bild.de

Me sa dëgjoj, Harry ka hequr nga jeta shumë nga njerëzit që e kanë dashur. Familja e tij, miqtë e tij të vjetër të shkollës.. si dhe lista vazhdon. Mendoj se një nga shenjat më të mëdha të një marrëdhënieje që nuk shkon mirë është që njëri ose të dy jeni shumë të izoluar nga miqtë dhe familja dhe njerëzit që ju duan dhe me të cilët jeni rritur”, tha ai.

Kujtojmë që Princi Harry dhe Meghan Markle kanë dy fëmijë, Archie dhe Lilibet. Ata u tërhoqën nga detyrat e tyre mbretërore në janar 2020./Indeksonline/

Meghan's hand gesture showed how 'tide has turned' in Harry relationship,  says expert - OK! Magazine