75 Mall Live Search
09:50 / E Enjte, 12 Gusht 2021 / AR

Meghan e mërzitur që Barack Obama nuk e ftoi ta festonin ditëlindjen së bashku

Javën e kaluar Barack Obama festoi ditëlindjen e 60-të.

Në festën e ditëlindjes pati të ftuar të shumtë, transmeton Indeksonline.

Nga John Legend tek Bradley Cooper dhe nga Ellen DeGeneres tek Steven Spielberg, ata ishin të gjithë atje. Ajo që nuk ishte e ftuar ishte Meghan Markle dhe kjo duket se e ka mërzitur dukeshën e Sussex.

Sipas ‘The Sun’, Meghan kishte dëshirë të madhe të ishte prezente në këtë festë.

“Më thanë që Meghan këmbënguli të ishte në këtë festë, edhe pse më vonë u pretendua se ajo nuk shihte asnjë mundësi për të ardhur. Kjo është një marrëzi e madhe, sepse Harry dhe Meghan nuk ishin fare në listën e mysafirëve, e lëre më në listën e shkurtuar për shkak të rregullave të shtrënguara të koronës,” tha Levin.

Meghan dhe ish -presidenti i Shteteve të Bashkuara kanë të njëjtën datë të lindjes.

Obama i mbushi plotë 60 vite jetë ndërsa Meghan 40./Indeksonline/