75 Mall Live Search
22:08 / E Enjte, 11 Shkurt 2021 / AR

Meghan fiton rastin gjyqësor pasi i’u bë shkelja e privatësisë

Meghan Markle ka fituar seancës kundër tabolidit britanik.

Dukesha e Sussex e kishte paditur botuesin e gazetës, për shkak se kishte publikuar një pjesë të një letre private që i kishte dërguar babait të saj, transmeton Indeksonline.

Sipas gjyqtarit Meghan kishte të drejtë që bëri këtë padi, për shkak se ishte shkelje e privatësisë.

Është vendosur që të mbahet një tjetër seancë dëgjimore lidhur me rastin ndërkaq përcaktimi i hapave të radhës do të vendoset më 2 mars 2021./Indeksonline/