75 Mall Live Search
10:30 / E Martë, 29 Prill 2025 / AR

Meghan hap zemrën, flet për problemet me Harry-n

Meghan Markle ishte e ftuar në një podcast të prezantuar nga Jamie Kern Lima.

Ajo foli për markën e saj As Ever dhe shfaqjen With Love, por iu referua konkretisht martesës së saj me princin Harry, transmeton Indeksonline.

Dukesha e Sussex-it pranoi se gjërat mes tyre nuk ishin gjithmonë perfekte.

“Në fillim, gjithçka është e mrekullueshme dhe kisha flutura në stomak, por pastaj filluam të grindeshim shumë shpejt. Filloi të ndodhte papritur, pas rreth gjashtë muajsh lidhje”, komentoi ajo.

Ajo gjithashtu theksoi se gjërat janë ndryshe pas shtatë vjetësh martesë, duke thënë se të dy tani marrin “frymë lirshëm”.

“Mund ta shijojmë njëri-tjetrin në një mënyrë të re dhe kjo është arsyeja pse ndiej se periudha e muajit të mjaltit ka ardhur përsëri për ne tani”, përfundoi ajo./Indeksonline/