Meghan i kthehet “zanatit të vjetër”, si reagoi Harry?
Pas gati një dekade larg kamerave, Meghan Markle është rikthyer zyrtarisht në botën e aktrimit.
Dukesha e Sussex-sit u fotografua në sheshxhirimet e filmit të ri komik “Close Personal Friends” në Pasadena, ku luan… veten! Filmi ka në kast edhe emra si Brie Larson, Lily Collins, Jack Quaid dhe Henry Golding.

Sipas burimeve për “People”-n, Meghan “dukej e qetë, e lumtur dhe shumë miqësore” gjatë xhirimeve, ndërsa roli i saj, megjithëse i vogël, është një moment i madh për rikthimin e saj në artin që dikur e donte.
“Kjo është mënyra e saj për të testuar si ndihet të jetë sërish në set”, tha një burim nga produksioni.

Princi Harry është thuajse producenti emocional i projektit, pasi “do vetëm që Meghan të bëjë atë që e bën të lumtur”. Duke marrë shkas nga acarimi i tij i fundit me ekspozimin që Meghan po bën në rrjetet sociale, ky entuziazëm për rirkthimin në aktrim është surprizues.

Ironikisht, filmi zhvillohet në Santa Barbara, aty ku çifti jeton që prej vitit 2020, një detaj që e bën rikthimin e saj edhe më simbolik: një kapitull i ri, në vendin ku nisi liria e tyre e re.

