15:23 / E Enjte, 18 Prill 2019

Meghan i shkruan babait, marrëdhënia e tyre e sheh fundin

Dukea e Sussex-it, Meghan Markle pritet nga ditë në ditë që të bëhet nënë për herë të parë. Por kur vëmendja është e pqrqendruar aty dhe të gjithë pop resin lajmin e madh ajo ka vendosur që ti shkruaj një letër babait të saj duke i prekur të gjithë. Meghan i kërkon atij që t’i jap fund gënjeshtrave për të njëherë e mirë.

Është eksperti mbretëror dhe autorja e librit të Harry dhe Meghan, Katie Nicholl e cila ka treguar se dukesha është e mërzitur dhe e zhgënjyer nga familjarët e saj për të gjithë situatat që ata kanë krijuar. E për këtë aja ka vendosur ti shkruaj një letër babait të saj:

“Babi unë po e shkruaj këtë letër më zemër të thyer dhe të lënduar. Unë nuk e di dhe nuk e kam kuptuar kurrë pse ju keni vendosur të më shkaktoni kaq shumë dhimbje dhe për këtë të mbyllni sytë sikur asgjë nuk ka ndodhur. Veprimet e tua ma kanë thyer zemrën në miliona copa, jo vetëm për shkak të dhimbjes së madhe që më keni shkaktuar por më shumë për gjërat e pavërteta që keni thënë, diçka që unë kurrë nuk do ta kuptoj”

Për të gjithë ata që ndoshta nuk e dinë babai Meghan, Thomas Markle tha në media të ndryshme se vajza e tij e kishte harruar dhe arriti deri aty sa të shpikte një atak kardiak. Ai arriti të fitonte shumë para në këtë mënyrë sepse i kërkonte paparacëve ose mediave të ndryshme dhe i premtonte se do të fliste për marrëdhënien e tij me Meghan.

Tashmë sipas medias britanike çdo gjë ka marrë fund dhe Meghan i ka dhënë fund njëherë e mirë marrëdhënies me babain.