10:55 / E Enjte, 13 Qershor 2019 / indeksADMonline

Meghan Markle dhe Princ Harry zbulojnë planet për këta tre muaj verë

Meghan Markle dhe Princ Harry janë duke planifikuar për të bërë një tur i cili do të zgjasë disa javë në Afrikë.

Udhëtimi do të bëhet për arsye bamirësie, megjithatë duka dhe dukesha e Sussex ende nuk i kanë zbuluar datat se kur do të nisen drejt Afrikës. Vendet që ata do të vizitojnë do të jenë Malawi, Angola si dhe në Afrikën e Jugut.

Kujtojmë se të njëjtën gjë shumë vite më parë e ka bërë mamaja e Princ Harry-t, Princeshë Diana. Përpara se ajo të ndërronte jetë, kreu disa shërbime bamirësie në Afrikë. Ashtu siç është bërë e ditur, pritët që dyshja mbretërore të marrë me vete edhe djalin e tyre, Archie, ndonëse vendimi përfundimtar nuk është vendosur ende.