Meghan Markle dhe Prince Harry shihen të nervozuar në paraqitjen e fundit

Meghan Markle dhe Prince Harry kanë marrë pjesë në Festivalin e Muzikës Mountbatten. Në tapetin e kuq ata kanë shfaqur imazhin e lumturisë, por disa përdorues të mediave sociale kanë parë një tjetër imazh të tyre që ka nxitur një debat të madh.
Imazhi shfaq Meghan dhe Harry në makinë.
Princi ngjan i mërzitur, pasi nuk jep asnjë buzëqeshje, ndërsa Meghan ngjan
sikur nervoze.
Disa përdoures të mediave sociale kanë thënë që “Harry tashmë duket që nuk
është i lumtur”. Ndërsa të tjetër nuk kanë hezituar të thonë që “Prince Harry
ka ndryshuar shumë që nga martesa me Meghan”.
Sipas ekspertëve të gjuhës trupore, Harry është duke e përjetuar rëndë ndarjen
nga familja mbretërore.

Judi James, për median angleze, express.co.uk,
tha se Harry është duke përjetuar trazira emocionale, të cilat i shfaqen qartë
edhe në fotografi.
Ngjarja e natës së kaluar kishte një domethënie të hidhur për Harry, sepse kjo
është nata e fundit që ai merr pjesë në një ceremony mbretërore.
“Buzëqeshja e Harry është zhdukur këtu, për tu zëvendësuar nga një shprehje e syve shumë e largët, reflektuese dhe mjaft e trishtueshme,” tha Judi.
