Meghan Markle dhe Princi Harry ndihmojnë fëmijët para fillimit të viti shkollor

Meghan Markle dhe Princi Harry po vazhdojnë punën e tyre bamirëse në Kaliforni.
Edhe pse çifti u zhvendos në Santa Barbara muajin e kaluar, ata u nisën për në Los Anxhelos të mërkurën për të shpërndarë mjetet shkollore për ata që kishin nevojë me Baby2Baby , një organizatë kombëtare jo-fitimprurëse me seli në LA.

Ata ndihmuan në shpërndarjen e pajisjeve shkollore, librave, çantave të shpinës, veshjeve, ushqimit, artikujve higjienës dhe më shumë për ata në nevojë, ndërsa fëmijët përgatiten për vitin e ri shkollor.

Kjo nuk është hera e parë që Meghan dhe Princ Harry kanë mbështetur organizatën me qendër në LA.

Në prill të vitit 2019, pak para se të mirëpritnin djalin Archie, ata falënderuan fansat përmes faqes së tyre në Instagram duke inkurajuar dhurimet bamirës për të festuar ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të pare./Indeksonline/
