15:00 / E Hënë, 15 Gusht 2022 / AR

Meghan Markle e Princ Harry po kthehen në Evropë

Princ Harry dhe Meghan Markle janë duke përgatitur për një udhëtim në Evropë.

Sipas zëdhënësit të çiftit, Duka dhe Dukesha e Sussex do të vizitojnë Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe tek organizatat bamirëse që ata mbështesin, transmeton Indeksonline.

Meghan dhe Harry pritet të mbërrijnë në Britani në fillim të shtatorit.

Ata do të udhëtojnë edhe në Maçester në Samitin e Botës One Young më 5 shtator.

Çifti ishte për herë të fundit në Londër në qershor, duke festuar Jubileun Platinum të Mbretëreshës Elizabeth./Indeksonline/