20:00 / E Mërkurë, 29 Qershor 2022 / AR

Meghan Markle, e shqetësuar flet rreth abortit

Pas vendimit në lidhje me abortin që rebeloi Amerikën dhe një pjesë të mirë të botës, as Meghan Markle nuk rezervohet në mendimin e saj.

Gjatë një bisede bashkë me ikonën e feminizmit, Gloria Steinem për British Vogue, princesha dënoi vendimin e Gjykatës së Lartë për heqjen e ligjit Roe v. Wade, që i jep të drejtën grave të vendosin në lidhje me vazhdimësinë ose ndërprerjen e shtatzënisë së tyre.

“Unë e di çdo të thotë të kesh një lidhje të veçantë me krijesën që rritet brenda teje. Ajo çfarë ndodh brenda trupave tanë është kaq personale, që rrjedhimisht mund të të çojë edhe në periudha të gjata heshtjeje. E di çdo të thotë të pësosh një abort spontan, e kam provuar dhe kam folur publikisht për të. Sa më shumë t’i normalizojmë këto lloj bisedash, apo gjërat që lidhen me jetën dhe trupin tonë, aq më tepër njerëzit do të kuptojnë sa rëndësi ka mbështetja dhe mbrojtja në vend.”- u shpreh Meghan e cila shtoi se një vendim i tillë i takon gruas. 

“Bëhet fjalë për sigurinë fizike të saj. Eshtë gjithashtu një lloj drejtësie ekonomie, autonomie individuale dhe ajo çfarë jemi ne si shoqëri. Askush s’duhet të detyrohet të marrë një vendim që nuk do ta marrë, që e bën të ndihet i pasigurtë apo që i ndryshon komplet rrjedhën e jetës. Mund të jetë një grua që s’është gati të krijojë një familje, një grua e gjendur në një situatë që s’do të donte ose thjesht një çift që e meriton ta planifikojë familjen në momentin kur të dy të ndihen gati. Eshtë zgjedhje.”- vazhdoi Markle.

Princesha tha gjithashtu se është edhe përgjegjësi e burrave të ngrenë zërin në një çështje si kjo, pasi shtatzënia s’do të ishte fare e mundur pa ta. 

“Ky vendim targeton gratë, por pasojat ndikojnë tek të gjithë ne. Unë dhe im shoq e kemi diskutuar shumë këtë çështje këto ditë. Ai gjithashtu është feminist.”- përfundoi ajo.