Meghan Markle feston sot ditëlindjen, ja sa vite mbushi Dukesha e Sussex

Meghan Markle festoi sot 44-vjetorin e lindjes dhe, siç pritej, e bëri këtë në mënyrën e saj – me elegancë, personalitet dhe zgjuarsi në biznes.
Dukesha e Sussex ndau një sërë fotosh në Instagram për të shënuar ditën e saj të veçantë, ndërsa paralelisht njoftoi edhe produktin më të ri nga marka e saj, As Ever: një verë rozë nga Napa Valley.
Në foton e parë, të postuar në llogarinë zyrtare të As Ever, Meghan shfaqet me një fustan të lehtë prej liri në ngjyrë xhins nga Gabriela Hearst, me rripa të hollë spageti. Ajo e kompletoi pamjen me një kapelë kashte nga Cuyana dhe bizhuteri minimaliste.
Dy aksesorë me vlerë emocionale bien në sy: ora vintage Cartier Tank e cila dikur i përkiste Princeshës Diana dhe një gjerdan i thjeshtë me diamant në stilin “tennis”, që shtojnë elegancë dhe ndjeshmëri personale në pamjen e saj.