75 Mall Live Search
13:00 / E Martë, 16 Korrik 2024 / AR

Meghan Markle fiton para për një serial në të cilin s’ka luajtur që nga viti 2018?

Meghan Markle ka fituar një shumë gjashtëshifrore falë shitjes së të drejtave televizive të serialit “Suits” për transmetues të ndryshëm, shkruan Daily Mail.

Edhe pse xhirimet dhe transmetimi i serialit përfundoi në vitin 2019, seriali ka përjetuar popullaritet që kur u bë i disponueshëm në Netflix, transmeton Indeksonline.

Për shkak të kësaj, kërkesa për serial filloi të rritet, duke rezultuar në më shumë se 240 kompani televizive që blenë të drejtën e transmetimit të serialit./Indeksonline/