Meghan Markle mori këshilla për gardërobë nga Kate
Nëse ju këtë të hënë ndiheni pak dembelë në punë, pas fundjavës së bukur që kaluat, Duka dhe Dukesha e Sussex kanë filluar punë që herët në mëngjes, në daljen e tyre të fundit, përpara lindjes së bebit.
Ata kanë vizituar “Canada House” në Londër, për të diskutuar me kanadezët për botën e artit dhe biznesit.
Si një ish-banore e Torontos, për Meghan ky takim ka qenë me kuptim të plotë. Dukesha dukej e qetë dhe elegante si gjithmonë. Dukesha kishte zgjedhur një pallto të gjelbër nga Erdem dhe këpucë me taka të zeza nga Aquazurra.
Palltoja me detaje në supe dhe krahë është pjesë e koleksionit të vjeshtë/dimër 2019. Edhe pse kjo pallto ishte pjëse e pasarelës së Erdem, për Dukeshën është bërë me porosi. Meghan poshtë palltos kishte veshur një fustan të ngjashëm me të.
Me siguri kjo është rastësi e ëmbël, por zjedhja e Meghan vjen vetëm disa ditë pasi është përfolur se Meghan merr këshilla mode nga Kate. Dukesha e Cambridge ka pëlqyer gjithmonë hijet e ngjashme të jeshiles dhe me siguri e ka miratuar këtë pallto të Meghan.
Një pllato e ngjashme është veshur edhe nga Princeshë Diana kur ishte shtatzënë me William-n në Bristol, Angli. /Indeksonline/


