14:42 / E Hënë, 11 Mars 2019 / indeksADMonline

Meghan Markle një shefe e vështirë? Në pak muaj, 3 asistente të saj dhanë dorëheqjen

Një tjetër punonjëse e Meghan Markle jep dorëheqjen.

Sipas “Enews” asistentja personale e Dukeshës do të lërë detyrën e saj në Pallatin Mbretëror.

Amy Pickerill ka qenë pranë ish-aktores që në fillim të fejesës me Harry-n dhe e ka ndihmuar Markle me çështjet e Mbretërisë dhe projektet e bamirësisë.

Ajo ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i asistentes personale të Dukeshës, por ka premtuar se do të qëndrojë pranë saj deri sa të vijë bebi. Pak muaj më pare Amy u shpreh se nuk dëshiron ta ushtrojë më këtë profesion për një kohë të gjatë.

Kujtojmë që Pickerill është punonjësja e tretë që jep dorëheqjen në vetëm pak muaj dhe thashethemet qarkullojnë se arsyeja është Meghan, e cila duket se është një shefe shumë e vështirë./Indeksonline/