18:00 / E Mërkurë, 24 Gusht 2022 / AR

Meghan Markle nuk e sheh dot me sy Katy Perry-n! Ja detajet nga raporti i tyre “armiqësor”

Sipas thashethemeve të raportuara nga ‘Daily Star’ armiqësia mes vajzave daton që nga koha e dasmës së Meghan dhe Harry-t, në vitin 2018.

Gjatë një interviste në atë kohë për ‘Entertainment Tonight’, Katy bëri të ditur se fustani i nusërisë së Meghan Markle nuk i kishte pëlqyer fare. Shumë më mirë, sipas saj, ishte ai i Kate Middleton.

“Nuk do të ndalem kurrë së thëni të vërtetën. Do të kisha zgjedhur një më të përshtatshëm. Më pëlqeu më shumë ajo apo Kate? Kate, Kate, Kate fitoi, Kate fitoi! Veshja e saj ishte shumë më e bukur”.

Këto fjalë Meghan, nuk i priti aspak mirë.

“Komenti i Perry-t nuk ishte menduar të ishte fyes, por Markle ishte shumë e stresuar në atë kohë dhe ato fjalë e lënduan atë”, raportoi ‘Daily Star’.

Burrat e tyre, Princ Harry dhe Orlando Bloom, janë bërë miq që kur janë bërë fqinjë.