75 Mall Live Search
14:01 / E Diele, 11 Gusht 2019 / indeksADMonline

“Meghan Markle përdori pilula diete të rrezikshme pas shtatzanisë”

Nga pallati Buckingham kanë reaguar pasi fotografitë e Dukeshës u përdorën për të i bërë reklam disa pilulave diete të rrezikshme.

Reklamat në internet që përmbajnë fotografi të Meghan Markle gabimisht pohuan se ajo kishte përdorur pilula për të ardhur në formë pas lindjes së fëmijës, transmeton Indeksonline.

Një reklamë e rreme u shfaqë në YouTube duke publikuar foto të gruas së Princit Harry para dhe pas shtatzënisë.

Një tjetër, faqe e quajtur Fitness të Nivelit të Parë, përdori një citat të rremë kinse Meghan, ka thënë: “Pas shtatzanisë trupi im kishte humbur formën e tij”.

“Por, me përdorimin e këtyre pilulave, u ktheva”.

Por të gjitha këto janë kundërshtuar nga pallati mbretëror duke thënë se kanë qenë reklama të rreme./Indeksonline/.