75 Mall Live Search
12:30 / E Enjte, 25 Maj 2023 / AR

Meghan Markle vendos bizhuteritë më të çmuara të Princeshës Diana

Dukesha e Sussex ka një nga koleksionet mahnitëse të bizhuterive, nga perlat e dhuruara nga mbretëresha e ndjerë Elizabeth ll.

Ajo u pa e veshur edhe me disa veshje që dikur i përkisnin vjehrrës së ndjerë, princeshës Diana, transmeton Indeksonline.

Meghan Markle dhe Princi Harry përshëndeten me dorë pas dasmës së tyre

Nga unaza e saj magjepsëse e fejesës, te kompletet e diamantit dhe orët, disa nga bizhuteritë e ish-Princeshës së Uellsit i janë dhuruar Meghan-it nga bashkëshorti i saj, Princi Harry.

Meghan Markle e veshur me një kostum të bardhë dhe orë kartier

“Dëshiroj që të gjitha bizhuteritë e mia t’i ndani në pjesën që do të mbahen nga djemtë e mi, në mënyrë që gratë e tyre, në kohën e duhur, t’i kenë ose t’i përdorin ato”, kishte thënë princesha .

Që pesë vite që Meghan është martuar me Princin Harry, ne kemi parë bizhuteritë e saj nga koleksioni i Dianës, duke përfshirë gjerdan, vathë dhe byzylykë./Indeksonline/

Dukesha e Sussex-it veshi byzylykun e tenisit me diamantë të Dianës në Gala vjetore përshëndetëse për lirinë më 10 nëntor 2021 në qytetin e Nju Jorkut.