75 Mall Live Search
16:20 / E Mërkurë, 17 Maj 2023 / AR

Meghan merr çmimin “Women of Vision”

Meghan mori çmimin Women of Vision në një gala në Nju Jork të martën në mbrëmje. Gruaja e Princit Harry mori çmimin për angazhimin e saj global ndaj vajzave dhe grave.

Dukesha e Sussex mori pjesë në ceremoni me bashkëshortin dhe nënën e saj. Gazetarja dhe aktivistja Gloria Steinem i dorëzoi Meghanit çmimin, transmeton Indeksonline.

Meghan iu drejtua Steinem në skenë. 

“Faleminderit për frymëzimin tuaj, këshillën tuaj të mençur, sensin tuaj jashtëzakonisht të mprehtë të humorit dhe, natyrisht, miqësinë tuaj të mrekullueshme.”/Indeksonline/