Meghan ndan foton e rrallë me të bijën

Dukesha e Sussex-it ka shpërndarë fotografi të reja familjare të vajzës së saj Lilibet për të shënuar ditëlindjen e saj të katërt.
Meghan postoi një fotografi bardh e zi ku shfaqet, duke mbajtur vajzën e saj në atë që duket të jetë një varkë.
Imazhi tregonte dukeshën duke përqafuar princeshën e porsalindur në vitin 2021.
“Gëzuar ditëlindjen vajzës sonë të bukur! Katër vjet më parë, pikërisht sot, ajo hyri në jetën tonë – dhe çdo ditë është më e ndritshme dhe më e mirë falë saj’’.
“Faleminderit të gjithëve që po dërgojnë dashuri dhe po festojnë këtë ditë të veçantë për të”!