14:44 / E Martë, 26 Shtator 2023 / AR

Meghan po rikthehet në aktrim? Fotografia që bëri bujë të madhe

Ditën e sotme ka pasur spekulime që Meghan Markle po rikthehet në punën e saj në televizion, si aktore.

Shkak janë bërë tri fotografi ku Patrick J.Adams ka publikuar në Instagram, transmeton Indeksonline.

“Le të bëhemi serioz”, shkroi 42 vjeçari. Më pas ndau një imazh të ish-kolegeve të tij, Meghan dhe Sarah Rafferty.

“Më mungojnë miqtë e mi”, tha ai.

Këtë verë, ‘Suits’ ishte shfaqja më e transmetuar në Amerikë për disa javë, pasi hyri në listën e  Netflix./Indeksonline/