Meghani dhe Harry thyejnë traditën mbretërore, ua ndryshojnë fëmijëve mbiemrin

Harry dhe Meghan Markle kanë ndryshuar mbiemrat e fëmijëve të tyre në faqen e tyre të internetit, duke thyer një traditë mbretërore 64-vjeçare.
Në vitin 1960, u vendos që pasardhësit e mbretëreshës Elizabeth II, përveç atyre që tashmë kanë titullin princeshë ose princ, do të mbajnë mbiemrin Mountbatten-Windsor.
Por princi Harry dhe Meghan Markle kanë vendosur që fëmijët e tyre, Archie dhe Lilibet, tash e tutje të quhen Sussex. Disa u befasuan nga ky vendim, ndërsa të tjerë pretendojnë se ky është një vendim domethënës për familjen e Harry-t, sepse tregon bashkimin dhe forcën e tyre.
“Realiteti është shumë i thjeshtë – të qenët Sussex është puna e tyre dhe familja tani ka të njëjtin mbiemër për herë të parë. Është një punë e madhe për çdo familje. Ai përfaqëson bashkimin e tyre dhe është një moment krenar për ta,” tha një burim për “The Times”.
Si kujtim, fëmijëve të princit Harry dhe Meghan Markle nuk iu dha titulli princeshë dhe princ në lindje, por kjo ndryshoi kur gjyshi i tyre, Mbreti Charles, erdhi në pushtet në vitin 2022. Archie dhe Lilibet më pas u bënë princ dhe princeshë.