19:14 / E Hënë, 17 Qershor 2024 / Gj. Sh

Megi Pojani dhe Endri Çekiçi së bashku me pushime në Maldive?

Një ndër lidhjet më misterioze të showbizit shqiptar është ajo e Megi Pojanit dhe Endri Çekiçit.

Romanca e tyre u zbulua rreth dy vite më parë, por ende nuk ka një konfirmim nga ana e tyre.

Ata tani duket se po shijojnë pushimet së bashku në ishujt Maldive, në bazë të disa fotografi.

Dyshja shihen duke pozuar nga vende të ngjashme dhe kjo ka shtuar dyshimet që ata po kalojnë kohë bashkë.

Futbollisti jeton dhe vepron në Turqi, gjersa modelja në Shqipëri.