75 Mall Live Search
21:48 / E Premte, 02 Janar 2026 / F.R

Megi Pojani do të martohet këtë verë, këngëtari i zbulon sekretin

Më 1 Janar, u transmetua E Diella e parë, një episod special që solli për publikun një atmosferë festive, plot muzikë, nostalgji dhe surpriza të papritura. Studioja u kthye në një festë të vërtetë, ku artistë dhe moderatorë kënduan e festuan së bashku, duke krijuar një klimë të ngrohtë dhe pozitive për teleshikuesit.

Por momenti që rrëmbeu vëmendjen dhe u kthye menjëherë në lajmin surprizë të ditës, ishte deklarata e këngëtarit Sinan Hoxha. Teksa ndodhej në studio dhe bisedonte me moderatoren Megi Pojani, Sinani zbuloi se gjatë një bisede në tavolinë, Megi i kishte kërkuar që ai të ishte pjesë e një momenti shumë të rëndësishëm personal. Me tone humori, por edhe seriozitet, këngëtari bëri publik lajmin që shkaktoi reagime dhe të qeshura në studio:

“Lajmi i vitit! Unë nuk bëj humor, ti e di që nuk bëj shaka. Megi Pojani sapo më ka rezervuar për vitin 2026. Më 12 gusht martohet.”

Deklarata e Sinanit u prit me entuziazëm dhe habi nga të pranishmit, ndërsa kamera u fokusua menjëherë te Megi Pojani, e cila, pa hezitim, e konfirmoi lajmin me një përgjigje të shkurtër, por domethënëse:

“Po, e bëra.”

Kujtojme se Megi Pojani dhe futbollisti Endri Çekiçi janë bashkë prej disa vitesh edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka pranuar asgjë publikisht, fotot dhe videot në vendet e njëjta e kanë vërtetuar romancën e tyre./iconstyle.al/