Megjithatë bora është e bukur, fëmijët plot lumturi mbi liqenin e ngrirë të Badovcit
Muaji janar këtë vit është karakterizuar me reshje të mëdha të borës.
I gjithë vendi është veshur në të bardhë, teksa janë malet, e liqenet ato që kanë marrë një pamje përrallore.

Edhe Liqeni i Badovcit është ngrirë i tëri nga të ftohtit, ndërsa këtyre ditëve është shndërruar në një atraksion turistik, shkruan Indeksonline.

Është fotografi i talentuar kosovar, Arben Llapashtica ai që ka kapur momente fantastike, teksa fëmijët po argëtohen mbi liqenin e ngrirë të Badovcit.

Shikoni këto fotografi dhe do të deheni me bukurinë e kësaj perlë të vendit gjatë ditëve të dimrit, sjellë nga syri i Llapashticës./Indeksonline/
