75 Mall Live Search
17:19 / E Hënë, 15 Gusht 2022 / LB

Megjithatë disa vende në Kosovë vazhdojnë të mbesin pa energji elektrike

Ministria e Ekonomisë nga njoftuar se është kthyer furnizimi i rregullt me energji elektrike nga ora 14:00.

Megjithatë, disa vende në Kosovë vazhdojnë të mbesin pa energji elektrike.

Një pjesë e Podujevës si dhe disa lagje të fshatrave Llapashticë dhe Gllamnik po përballen me reduktime që nga ora 14:00.

Kujtojmë se ministria e Ekonomisë ka njoftuar se pas bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë, përkatësisht Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe Korporatës Elektroenergjitike të Shqipërisë (KESH) është arritur që të evitohen reduktimet që nga ora 14:00 dhe të vazhdojë furnizimi i rregullt me energji elektrike. /Indeksonline/