09:59 / E Enjte, 25 Nëntor 2021 / AR

Megjithatë po ofrohen shërbime për pacientët, edhe pse mjekët në grevë të përgjithshme

Punonjësit shëndetësorë sot po mbajnë një grevë të përgjithshme. Megjithatë, pacientëve po u ofrojnë shërbimet e nevojshme.

Ekipi i Indeksonline që po qëndron në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, bën me dije se janë duke u ofruar shërbimet e nevojshme.

Nëpër dyer të klinikave janë vendosur letra nga FSSHK ku njoftojnë për grevën.

Kërkesa e mjekëve është që Projektligji për Pagat të shkojë sa më parë në Parlament dhe i njëjti të fillojë së implementuari nga viti i ardhshëm.

FSSHK paralajmëron se grevat  dhe veprimet e tjera sindikale do të jenë të vazhdueshme nëse Qeveria dhe instancat tjera relevante nuk reflektojnë.