Megjithëse UEFA vendosi pa tifozë, kosovarët e ‘gjejnë’ mënyrën të futen në stadiumin e Podgoricës
UEFA ka dënuar me mos prezencë të tifozëve në ndeshjen ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës, pasi tifozët malazias kishin bërë thirrje raciste në ndeshjen me Anglinë.
Mirëpo, ndonëse ky vendim u mor nga shtëpia e futbollit evropian, tifozët nga Kosova gjetën një formë si të futen në stadium.
Indeksonline mëson se prezenca e tyre në stadiumin e Podgoricës u bë në mënyrë ligjore, me anë të biletave të shpërndara për delegacionin e FFK-së.
Mësohet se rreth 80 copa ishin ndar nga UEFA. /Indeksonline/


