75 Mall Live Search
15:34 / E Diele, 03 Nëntor 2024 / L K

Mehaj: Dëshmorët e UÇK-së janë fryma dhe forca jonë e pashuar

armend mehaj

Ish-ministri I Mrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë fryma dhe forca jonë e pashuar. Ata sakrifikuan jetën për lirinë dhe të ardhmen e kombit tone, përcjell IndeksOnline.

Ai tha se muaji nëntor ka rëndësi të të veçantë për kombin shqiptar.

Postimi i plotë:

Dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë fryma dhe forca jonë e pashuar. Ata sakrifikuan jetën për lirinë dhe të ardhmen e kombit tonë, duke mbetur përjetësisht të gjallë në zemrat tona. Kujtimi dhe amaneti i tyre na frymëzon të qëndrojmë të bashkuar dhe të fuqishëm🇽🇰🇺🇸🇦🇱🫡. Muaji nëntor ka një rëndësi të veçantë për kombin shqiptar, më ngjarje historike të rëndësishme që kanë formësuar identitetin dhe rrugëtimin tonë kombëtar.