75 Mall Live Search
09:56 / E Martë, 23 Nëntor 2021 / AR

Mehaj: Dhimbje shumë e madhe, jemi me ju në këto çaste të vështira

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka reaguar pas tragjedisë në Bullgari.

“Dhembje shumë e madhe me rastin e humbjes së jetës së 46 qytetarëve nga Maqedonia e Veriut në aksidentit tragjik në Bullgari.

Ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të lënduarëve.

Të gjithë jemi me ju në këto çaste shumë të vështira!

Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta!”, ka shkruar ai./Indeksonline/