21:24 / E Hënë, 15 Prill 2024 / FR

Mehaj: Ftoj të gjithë shqiptarët e suksesshme në botë që të vihen në përkrahje të Kosovës për pranim në Këshillin e Evropës

armend mehaj

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, është shprehur se Serbia ka nisur një fushatë kundër pranimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës, për këtë aj ka ftuar të  gjithë shqiptarët e suksesshme në botë që të vihemi në përkrahje të Kosovës për pranim në Këshillin e Evropës.

Mehaj në një postim në facebook u shprehë se pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është një hap i madh drejte anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Tashme dita ditës Kosova po afrohet edhe me shumë drejte anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Duke pasur parasysh që Serbia ka nisur një fushatë kundër pranimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës, për të ju kundërvu kësaj fushate të shtetit serb, ftoj gjithë shqiptarët e suksesshme në botë që të vihemi në përkrahje të Kosovës për pranim në Këshillin e Evropës.

Këngëtaret, artistët, futbollistet, biznesmenët, filantropet e shumtë, e shumë e shumë politikan shqiptar që janë pjesë e institucioneve neper vende te ndryshme te Evropës, i ftoj që të bashkohen në fushatën tonë lobuese për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është një hap i madh drejte anëtarësimit tonë në Bashkimin Evropian si dhe në aleancën me të fortë ushtarake të vendeve demokratike në botë, pra në aleancën e NATO-së”, ka thënë Mehaj.

Ndërsa tutjë ka shtuar se Anëtarët e Këshillit të Evropës, duhet të dine se është Serbia ajo që po i shkel gjithnjë dhe në vazhdimësi marrëveshjet në raport me Kosovë.

“Anëtarët e Këshillit të Evropës, duhet të dine se është Serbia ajo që po i shkel gjithnjë dhe në vazhdimësi marrëveshjet në raport me Kosovë, dhe shkelje me e re e këtyre marrëveshjeve është fushata që shteti serb e ka ndërmarr kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Në fund të fundit, qytetaret e Kosovës e meritojnë që shteti i jonë të jetë pjese e këtij mekanizmi evropian.

Të gjithë bashkë të vihemi në përkrahje të Kosovës sonë, të cilën e kemi amanet nga heronjtë që sakrifikuan gjithëçka patën për lirinë, çlirimin dhe pavarësinë e shteti tonë”, tha Mehaj.