22:04 / E Shtunë, 31 Korrik 2021 / OSH

Mehaj fton të gjithë banorët që në rast se rishfaqet ndonjë zjarr të njoftohen autoritetet lokale

Mehaj tha se që nga dje dhe pa ndërprerë gjatë natës dhe ditës së sotme, njësitet e FSK-së në koordinim dhe bashkëveprim me njësinë e helikopterëve të KFOR-it, njësitet zjarrkijës së komunave të Pejës, Deçanit, Gjakovës, Klinës, Istogut dhe Junikut si dhe Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave kanë realizuar me sukses operacionin për lokalizimin dhe shuarjen e zjarreve në zonën pyjore të Shtupeqit të Madh në rajonin e Rugovës.

Tutje, kreu i MB-së ka ftuar të gjithë banorët e zonës përkatëse por edhe zonave e rajoneve të tjera që në rast të ndonjë rishfaqje të zjarreve të njoftojnë menjëherë autoritet lokale.

“Prandaj edhe njëherë, ftoj banorët e zonës përkatëse por edhe zonave e rajoneve tjera kudo në vend, që mos të shqetësohen, dhe në rast të ndonjë rishfaqje të zjarreve të njoftojnë menjëherë autoritetet lokale dhe mbështetja dhe reagimi ynë do të jetë I menjëhershëm me të gjitha kapacitetet në dispozicion”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e tij në Facebook.