75 Mall Live Search
17:27 / E Martë, 10 Janar 2023 / shkelqim osmanaj

Mehaj fton të rejat të bëhen pjesë e ushtrisë së Kosovës: Shërbimi ndaj atdheut nuk njeh kufizim gjinor

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i ka ftuar të gjitha të rejat që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e Ushtrisë së Kosovës.

Sipas tij, pjesëmarrja e gruas në ushtrinë e Kosovës është tejet e rëndësishme.

”Pjesëmarrja e gruas në ushtrinë e Republikës së Kosovës është tejet e rëndësishme, ngase barazia është themeli i çdo shteti, dhe përbërja e ushtrisë duhet të reflektoj përbërjen e popullsisë, por mbi të gjitha ngase atdhedashuri nuk njeh gjini”, ka shkruar Mehaj në Facebook. /IndeksOnline/