75 Mall Live Search
19:59 / E Mërkurë, 26 Maj 2021 / AR

Mehaj homazhe në Prekaz: Duke kujtuar të kaluarën, të ardhmen do ta kemi më të sigurt

Sot ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka vizituar Komunën e Skenderajt, ku së bashku me kryetarin Bekim Jashari vizituan Kompleksin Memorial në Prekaz.

Ai njoftoi se bënë nderime para varrit të komandantit legjendar, Adem Jashari dhe të gjithë familjarët e tij të rënë për liri, shkruan Indeksonline.

May be an image of 2 people, people standing and outdoors

Tutje Mehaj u shpreh se Kompleksi Memorial në Prekaz do të ketë trajtimin meritor sepse historia na ka mësuar se vetëm duke kujtuar dhe vlerësuar të kaluarën tonë, të ardhmen do ta kemi më të sigurt.

“Sot pata kënaqësinë të vizitoj Komunën e Skenderajt, ku u prita nga miku im, kryetari Bekim Jashari. Me këtë rast, nga ana e kryetarit Jashari u informova me të arriturat dhe sfidat e qeverisjes komunale dhe vizionin e tij për të ardhmen. Gjithashtu, me kryetarin Jashari diskutuam edhe format e bashkëpunimit ndërinstitucional në kuadër të detyrimit tonë ligjor për mbështetjen ushtarake të autoriteteve civile.

May be an image of 2 people, people standing and outdoors

Pastaj, në shoqërimin e tij, pata nderin të vizitoj Kompleksin Memorial në Prekaz dhe bëjë nderime para varrit të komandantit legjendar, Adem Jashari dhe të gjithë familjarët e tij të rënë për liri.

Kompleksi Memorial në Prekaz do të ketë trajtimin meritor sepse historia na ka mësuar se vetëm duke kujtuar dhe vlerësuar të kaluarën tonë, të ardhmen do ta kemi më të sigurt“, shkroi ai./Indeksonline/

May be an image of 1 person, sitting, suit and indoor