Mehaj kërkon bazë të përhershme amerikane: T’i përmbahemi marrëveshjes me NATO-n për veriun

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka mbajtur konferencë për medie për vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).
Sipas tij, Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka konfirmuar fuqishëm përkrahjen për Kosovën.
Mehaj tha se gjatë vizitës në ShBA i ka ofertuar atyre, bazën e përhershme amerikane në vend.
“Kjo vizitën ishte e para e ministrisë së mbrojtjes në ShBA ku jam pritur dhe kam zhvilluar takime përmbajtjesore. Këtu vlen të ceket takimet me zëvendësndihmësin e sekretarit amerikan, Gabriel Escobar”.
“Meqë edhe vet jam nga diaspora shqiptare unë në agjendën time kam lënë edhe takime me veprimtarë të shquar të diasporës tonë”.
“Departamenti Amerikan i Mbrojtjes na ka konfirmuar fuqishëm përkrahjen për Kosovën. Shpreha gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit, ndërveprueshmërinë ndërmjet ushtrisë sonë dhe asaj amerikane, ofertë për bazën e përhershme amerikane në Kosovë”.
Mehaj ka bërë të ditur që është hapur konkursi për pranimin e 840 ushtarëve të rinj.
“Sot është hapur konkursi për pranimin e 840 ushtarëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës”.
Mehaj tha se duhet t’i përmbahen marrëveshjes me NATO-n për veriun.
“Kemi diskutuar për situatën në veri, por siç e dini që ju operacionet e kohëve të fundit, janë pjesë e punëve të brendshme, çështja e veriut jemi në diskutime, por që kemi një marrëveshje me u përmbajt”.