75 Mall Live Search
11:49 / E Diele, 20 Mars 2022 / LB

Mehaj: Kosova me aleatët e saj, të pandalshëm dhe të pathyeshëm

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes kanë diplomuar  liderët e rinj nga kontingjenti i nënoficerëve të FSK-së.

“Me program mësimor të bazuar në modelin e sistemit të arsimor të ushtrisë amerikane, kursantët tanë, zhvilluan njohuritë dhe aftësitë profesionale të udhëheqjes së njësive në teatrot e operacioneve në  nivelin taktik”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Ai ka thënë se Kosova së bashku me aleatët e saj, janë të pandalshëm, të pathyeshëm dhe të pakthyeshëm.